Live Updates /

Kryepeshkopi botëror ortodoks mban meshën për Janullatosin! Rama pranë Berishës, ‘i ndan’ Mitsotakis

*Sot në orën 11:00 në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, janë mbajtur homazhet për kryepeshkopin ortodoks Anastas Janullatos i cili ndërroi jetë të shtunën në moshën 95 vjeçare. Mesha e ceremonisë mortore është kryesuar nga kryepeshkopi botëror i Ortodoksëve, Bartolomeu. *Të pranishëm në homazhe kanë qenë krerët më të lartë të shtetit shqiptar me përfaqësues nga të tre pushtetet e vendit. Gjithashtu është vënë re prania e kryeministrit Edi Rama dhe e kryedemokratit Sali Berisha të cilët qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, të ndarë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. *Gjithashtu edhe figura të larta të klerit botëror nga të gjitha fetë kanë marrë pjesë në homazhet, pas të cilave do të kryhet ceremonia mortore për varrosjen e Janullatosit në Tiranë. *Për mbarëvajtjen e ceremonisë, policia prej ditësh ka publikuar planin e masave ku njoftohej bllokimi i disa rrugëve në Tiranë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot në orën 11:00 në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, janë mbajtur homazhet për kryepeshkopin ortodoks Anastas Janullatos i cili ndërroi jetë të shtunën në moshën 95 vjeçare. Mesha e ceremonisë mortore është kryesuar nga kryepeshkopi botëror i Ortodoksëve, Bartolomeu. *Të pranishëm në homazhe kanë qenë krerët më të lartë të shtetit shqiptar me përfaqësues nga të tre pushtetet e vendit. Gjithashtu është vënë re prania e kryeministrit Edi Rama dhe e kryedemokratit Sali Berisha të cilët qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, të ndarë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. *Gjithashtu edhe figura të larta të klerit botëror nga të gjitha fetë kanë marrë pjesë në homazhet, pas të cilave do të kryhet ceremonia mortore për varrosjen e Janullatosit në Tiranë. *Për mbarëvajtjen e ceremonisë, policia prej ditësh ka publikuar planin e masave ku njoftohej bllokimi i disa rrugëve në Tiranë.

4 Postime
1 MUAJ ME PARE

Lamtumira e Kryepeshkopit, Kryeministri grek Mitsotakis: Sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët

Kryepeshkopi botëror ortodoks mban meshën për Janullatosin! Rama
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Mitsotakis mbërriti në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, i shoqëruar nga një delegacion grek.

Në një deklaratë të mbushur me emocion, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis  e ka cilësuar  Kryepeshkopin e ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, si “një monument të unitetit ndërkombëtar dhe një shembull të papërsëritur të diplomacisë së dashurisë”.

Kryeministrti grek gjithashtu gjatë fjalës së tij theksoi dhe rolin e Kryepeshkopit si urë lidhëse midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe kontributin e tij të pazëvendësueshëm në forcimin e lidhjeve kulturore dhe fetare midis dy vendeve.

Kyriakos Mitsotakis: Përulemi me nderim para madhështisë së këtij personaliteti të veçantë. Sepse Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë ishte njëherazi një intelektual i besimit dhe një shërbëtor i përulur i të afërmit të tij. Me fjalë të tjera, një shembull i ndritur i urtësisë, por edhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Jo vetëm në vendin ku shërbeu dhe në diasporën tonë, por kudo ku rreh zemra e Helenizmit, për të cilin ai ishte, për dekada me radhë, një dritë udhërrëfyese. Një dritë dashurie dhe sakrifice, fisnikërie dhe thjeshtësie, bindjeje dhe efikasiteti. Një dritë e Orthodhoksisë dhe e jetës së krishterë.

"Gurët që na hedhin, ata që luftojnë kundër veprës sonë," thoshte shpesh me një buzëqeshje në fytyrë "ne i mbledhim dhe me to ndërtojmë kisha dhe shkolla." E thoshte dhe e nënkuptonte. Nuk është rastësi, pra, që sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët, por edhe njerëzit kudo në botë, pavarësisht fesë apo kombësisë. Kryepiskopi ishte gjithmonë një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve. Prandaj, me plot të drejtë, mund të quhet "diplomati i dashurisë." Një mision që ai e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje, por edhe me një vendosmëri të palëkundur./Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“Erdhi nga Greqia, iku si Anastasi i Shqipërisë”, Rama në meshën për Janullatosin: Tha se pasuesi i tij do jetë shqiptar

Kryepeshkopi botëror ortodoks mban meshën për Janullatosin! Rama
Kryeministri Edi Rama

Në fjalën që mbajti në meshën e mbajtur për ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas Janullatos, kryeministri Edi Rama bëri një përshkrim të jetës së patriarkut ortodoks duke theksuar edhe shërbimet që ai ka dhënë në përafrimin e dy popujve.

Ai tha se dëshira e Janullatosit për t’u varrosur në vendin tonë, e bën atë “Janullatosin e Shqipërisë” edhe pse 33 vite më parë erdhi nga Greqia për të ringritur nga rrënojat kishën Autoqefale të Shqipërisë.

“Sot më takon të kujtoj diçka në nderin e tij dicka të cilën shumë të tjerë nuk kanë dashur ta kuptojnë. Me trupin që la këtu në tokën e Shqipërisë me kërkesën e tij për t’u varrosur në këtë katedrale, kësisoj në këtë ditë të mbylljes së ciklit duhet thënë pa farë dyshimi se në përmasën e vetme që i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh si një prift nga Greqia dhe pas 33 vitesh ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë”- tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se pavarësisht se shumë shqiptarë nuk bien dakord me këtë pohim, duhet të reflektojnë edhe për faktin se në një intervistë të dhënë në Greqi, Janullatos kishte shprehur dëshirën që pasuesi i tij të jetë kryepeshkop shqiptar.

“Duhet pranuar se është shumë vështirë të gjendet në kujtesën tonë historike dikush që të jetë identifikuar me aq krenari dhe përkushtim me fjalë dhe vepra me emrin e Shqipërisë sa kryepeshkopi Anastas. E di që ka plot shqiptarë që nuk pajtohen me këtë që thashë, por durim dhe ata të kundrojnë një reflektim të paqtë dhe të çliruar nga paragjykimet fqinjësore. Sot lexohet emri i kryepeshkopit të Shqipërisë i renditur menjëherë pas dy kishave autoqefale të Greqisë dhe Qipros që janë më të vjetrat. Pas shkrirjes në flakën 23 vjeçare të ferrit ateist, ishte vetëm hija e një besimi.

Në një intervistë të dhënë në Greqi, në një gjuhë më shqip se shqipja, Anastasi tha se pasuesi i tij do jetë shqiptar. Çfarë njeriu, çfarë patriarku, çfarë bariu i shenjtë. I dha mundësinë klerikëve shqiptarë ortodoksë të marrin stafetën dhe ta çojnë përpara”- u shpreh kryeministri. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Të vrenjtur me njëri-tjetrin, homazhet për Janullatosin bëjnë ‘bashkë’ Ramën dhe Berishën

Kryepeshkopi botëror ortodoks mban meshën për Janullatosin! Rama
Berisha dhe Rama në homazhet për Janullatosin

Politikanë dhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar kanë qenë të pranishëm në meshën e mbajtur sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta të shtunën në moshën 95 vjeçare.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Versus.al, shfaqet një moment i pazakontë ku kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha gjenden pranë njëri tjetrit.

Por siç shihet edhe në shprehitë e tyre, asnjëri nuk e përshëndeti tjetrin. Ndërsa në mesin e dy krerëve të politikës shqiptare, u shfaq më pas kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili ishte i pranishëm në meshë së bashku me 5 ministra të qeverisë së tij.

Mesha u drejtua nga kryepeshkopi botëror i ortodoksëve, Bartolomeu. Pjesëmarrës ishin edhe krerët e klerit shqiptar dhe atij botëror. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Tirana ‘e bllokuar’ për ceremoninë mortore të Janullatosit! Të pranishëm Mitsotakis me 5 ministra dhe delegacion nga Vatikani

Kryepeshkopi botëror ortodoks mban meshën për Janullatosin! Rama
Kryepeshkopi i ndjerë, Anastas Janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos i cili ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Në nder të tij është organizuar një ceremoni mortore ku krerët më të lartë të klerit në botë do të jenë të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00 në Katedralen Ortodokse. Të pranishëm nga Greqia do të jenë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis së bashku me 5 ministra të qeverisë së tij.

Nga Vatikani pritet një delegacion i drejtuar nga Sekretari i Shtetit Pietro Parolin. Ndërsa edhe nga shteti shqiptar do të ketë përfaqësues të lartë që të do të marrin pjesë në ceremoninë mortore.

Për mbarëvajtjen e ceremonisë, policia prej dy ditësh ka njoftuar masat e marra me bllokimin e qarkullimit të mjeteve në disa prej rrugëve të Tiranës duke nisur që pasditen e së martës e deri sot në orën 14:00 pas përfundimit të ceremonisë.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ndërroi jetë të shtunën pasi shumë prej organeve të trupit të tij e humbën funksionimin. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua më 30 dhjetor të 2024-ës, ndërsa më 3 janar, kryepeshkopi u dërgua për trajtim më të specializuar në një spital të Athinës, ku edhe ndërroi jetë. Kërkesa e Janullatosit ishte që trupi i tij i pajetë të prehej në Shqipëri. Versus.al

Poll