POLITIKË /

“Trump, bekim për Evropën”, Rama për median spanjolle: Kontinenti duhet të zgjohet

Sipas Ramës, Donald Trump mund të jetë arsyeja e zgjimit të Evropës që kontinenti të jetë sërish i fuqishëm në arenën globale.

Shkruar nga Versus

“Trump, bekim për Evropën”, Rama për median

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median spanjolle “La Razon” ku mes të tjerash ka folur edhe për rikthimin e Donald Trump si president i SHBA-ve.

Rama e cilësoi Trumpin si “bekim’ për Evropën duke thënë se duhet të shërbejë për ta zgjuar kontinentin e vjetër dhe të bëhet më e rëndësishme në skenën globale.

“Donald Trump thotë se Zoti e shpëtoi nga pushkatimi për ta bërë Amerikën sërish të madhe. Dhe jam shumë i lumtur që Zoti e bëri këtë. Shtoj se Zoti e shpëtoi Donald Trumpin për të zgjuar Evropën. Pra, nëse është kështu, Trump është një bekim për Evropën në kuptimin që Evropa ka çdo arsye të zgjohet dhe të ndryshojë dhe të bëhet shumë më e vetëdijshme se nevoja për ndryshim nuk mund të shtyhet çdo vit, pasi përndryshe Evropa do të jetë më pak e rëndësishme. Evropa mund dhe duhet të jetë një fuqi e madhe, dhe për ta bërë këtë duhet të ndryshojë dhe të bëhet e vetëmjaftueshme”, citon “La Razón” kryeministrin.

Më herët në zgjedhjet e vitit 2016 për president të SHAB, Rama e ka konsideruar Donald Trump si një rrezik për botën dhe Evropën, ndërsa së fundmi qasja e tij ka ndryshuar duke e cilësuar Trumpin si një “arsye” për zgjimin e Evropës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: