POLITIKË /

Turizmi në Shqipëri, Kumbaro në Konferencën e Ambasadorëve: Mos qeshni! Gjirokastritët kanë nisur të mësojnë spanjisht!

Kumbaro mori si shembull Gjirokastrën, ku sipas saj bizneset private po përshtaten me nevojat e reja të tregut. Ajo shtoi se gjirokastritët me biznese kanë nisur të mësojnë spanjisht, për të ofruar shërbime më të mira për klientelën në rritje.

Shkruar nga Versus
Turizmi në Shqipëri, Kumbaro në Konferencën e
Mirela Kumbaro

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë fjalës së saj në Konferencën e Ambasadorëve të Shqipërisë, theksoi ndikimin e turistëve të huaj në zgjerimin e tregut turistik shqiptar, duke i cilësuar ata si “ambasadorë bio”.

Sipas të dhënave zyrtare, muaji gusht shënoi një rritje prej 10% të vizitorëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“E rëndësishme nuk është vetëm të sjellim turistë, por t’i ruajmë ata, sepse secili prej tyre është një ‘ambasador bio’ i Shqipërisë,” theksoi ministrja.

Kumbaro mori si shembull Gjirokastrën, ku sipas saj bizneset private po përshtaten me nevojat e reja të tregut.

Ajo shtoi se gjirokastritët me biznese kanë nisur të mësojnë spanjisht, për të ofruar shërbime më të mira për klientelën në rritje.

“Në Gjirokastër për shembull... mos qeshni! Bizneset private po interesohen të mësojnë spanjisht, sepse shikojnë një rritje të kësaj lloj klientele, që është rezultat i ambasadorëve bio,” tha Kumbaro./Versus.al

Poll