POLITIKË /

U dënua me burg nga GJKKO, ish-kryetarja e bashkisë së Patosit 'vuan' dënimin në plazhet ekzotike të Meksikës

Pak ditë pas njoftimit të vendimit nga gjykata, Balilaj ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, ku e shohit duke u buzëqeshur në shoqërinë e disa individëve të tjerë.

Shkruar nga Versus
U dënua me burg nga GJKKO, ish-kryetarja e bashkisë së Patosit
Rajmonda Balilaj në plazhet e Meksikës

Siç dhe duket ish-kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili pas vendimit të GJKKO-së me 2 vite burg është 'arratisur' drejt plazheve të Meksikës.

Balili u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike në bashkëpunim'. 

Për shkak të dënimit të shkurtuar i ish-kryebashkiakja u dënua përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj shërbim prove. 

Pak ditë pas njoftimit të vendimit nga gjykata, Balilaj ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, ku e shihet duke u buzëqeshur në shoqërinë e disa individëve të tjerë.

Duket se ish-kryebashkiakja e një bashkie të vogël dhe të varfër nuk e vret shumë mendjen për dënimin e dhënë nga GJKKO. 

Balilaj qëndroi në krye të Bashkisë së Patosit për 3 mandate dhe u shpall fajtore për abuzim me tenderat, duke i dhënë dy të tilla firmës ‘Genti 001” të Ilir Dervishaj, me vlerë 15.3 ,milionë lekë, në shkelje të ligjit, në bashkëpunim me vartësit e saj: Anisa Petani, ish nënkryetare, Shkëlqim Beqiraj, ish-sekretar i Përgjithshëm, Enirjada Rizaj, ish anëtare e komisionit të ofertave, të cilët po ashtu janë dënuar me burg./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: