POLITIKË /

'U rrethova nga një grup i madh policësh', humbi ndjenjat gjatë protestës, reagon Gjekmarkaj: Më ngritën në ajër

Nënkryetari i Partisë Demokratike në deklaratën e tij shkruan se nuk do të kishte reaguar nëse Policia e Shtetit nuk do ta fyente dhe së dyti nëse deklarata e tyre nuk do të ishte dizininformuese. 

Shkruar nga Versus

'U rrethova nga një grup i madh policësh', humbi ndjenjat

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka raguar pas ngjarjes së ditës së djeshme ku humbi ndjenjat teksa protestonte në tubimin e organizuar nga opozita.

Nënkryetari i Partisë Demokratike në deklaratën e tij shkruan se nuk do të kishte reaguar nëse Policia e Shtetit nuk do ta fyente dhe së dyti nëse deklarata e tyre nuk do të ishte dizinformuese. 

Gjekmarkaj shkruan se ai ishte para një makine së bashku me shoqëruesin e tij, punonjës i gardës i cili sipas deputetit dhe ai është keqtrajtuar nga uniformat blu. Deputeti shton më tej në deklaratën e tij se ai është rrethuar nga një grup i madh policësh të cilëve jua kishte bërë me dije se kush ishte por ato e kanë shtyrë brutalisht duke thyer dhe pasqyrën e veturës. 

Deklarata:

Nuk do të kisha reaguar persa ndodhi dje me mua në proteste nëse policia e shtetit nuk do me fyente se dyti me deklaraten e vet publike e dizinformuese!

Nuk e pelqej as e kerkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kerkuar as  nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjeherë askënd! Dje thjesht jam mbrojtur. I gjindur para një makine të vogel bashkë me shoqeruesin  tim , punonjes i  gardes, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonese u tregoi edhe  dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policesh ! Ju thashe mos me prekni , jam Agron Gjekmarkaj, Nen Kryetari i Kuvendit të Republikes , deputet, pedagog  Universiteti  me butesi gati me humor  , nuk shquhem per force fizike nuk bëj palester, ndaj bëni kujdes! Me shtynë brutalisht , me shume forcë, thyen  e edhe pasqyren e vetures duke me ngritur gati në ajer mua ! Me terhoqi shoqeruesi  me shumë mundim  dhe një  djale nga Lezha permes policeve teksa ndieja frymarrjen qe po me ngadalesohej! Sapo dola nga turma e policeve duke me terhequr te tjeret  humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasoje e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por me detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtepi por në spital!

Me ka mbetur në kujtesë egersia në shikim e dy tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946 , u dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kunder pushtetit të tyrë se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument  dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdher politik!

Perfitoj nga ky rast i trishtë të falenderoj të  gjithë ata që mu gjinden pranë , protestuesit , demokratet e qytetaret e Lezhes, drejtuesit dhe deputetet e PD , mjeket e spitalit ushtarak dhe  ata të QSUT për ekzaminimet dhe sherbimin, falenderoj qendra miq e të njohur nga vendi e Bota per atë lum mesazhesh  që kam marrë prej tyre ënde në pamundesi për tu kthyer pergjigje individualisht!

Shpreh keqaerdhje të thellë për të gjithë të lenduarit e të ndaluarit të cilet perpiqen per një Shqiperi më të mirë që nuk e moren vemendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!

Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve ! Qofshin ato të bardha per  ju dhe të gjithë shqiptaret! Të tjerat do të jenë më të mira!

Agron Gjekmarkaj

Nen Kryetar i Kuvendit të Republikes

Nën Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë!/Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: