POLITIKË /

Përfundoi në spital, analisti për Gjekmarkajn: E dhunuan policët! Në 33 vite që e njoh, kurrë s’ka humbur ndjenjat

Shkruar nga Versus

Përfundoi në spital, analisti për Gjekmarkajn: E dhunuan

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj përfundoi mbrëmjen e djeshme në spital pasi humbi ndjenjat në protestën e organizuar.

Kolegët e tij pretenduan për dhunë nga policia dhe ai vetë tha se e kishin goditur në kraharor. I të njëjtit mendim për dhunë ndaj Gjekmarkajt ishte edhe analisti Mark Marku i cili u shpreh në “Opinion” se në 33 vite njohje që kishte me deputetin demokrat, atij nuk i kishte rënë kurrë të fiktë.

“Të vërtetën e shpjegon vetë Gjekmarkaj. Unë e kam shumë mik dhe e njoh personalisht me të gjitha shqetësimet, siç njeh ai shqetësimet e mia. Nuk ka probleme me zemrën, nuk i ka rënë ndonjëherë të fikët mesa mbaj mend unë, ka mbi 30 vjet. Nuk mund t’i binte të fikët vetvetiu në rrugë. Patjetër, nëse ai e thotë që ka pasur dhunë policie, unë jam totalisht i bindur që ka pasur dhunë policie. Pse duhet t’i binte të fikët një njeriu në gjendje normale, që në këto 30 vjet unë nuk i njoh asnjë situatë të tillë?! Në një protestë ku ushtrohet dhunë ndaj të tjerëve, gjasat më të mëdha janë që ai të ketë pësuar një goditje aty. Nuk është i dobët, nuk është plak”, tha Marku. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: