POLITIKË /

"Unë do bëja më keq se ju", Rama-protestuesve për Zvërnecin: Kam menduar këto 2 ditë nëse duhet t'ju them të vërtetën

Shkruar nga Versus

"Unë do bëja më keq se ju", Rama-protestuesve për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot publikisht për të gjithë reagimet e shumta dhe protestën kundër projektit në Zvërnec duke thënë se edhe ai do të bënte po njësoj po të mos ishte kryeministër, madje edhe më keq.

Ai tha se këto ditë ka qenë në dilemë nëse duhet të tregojë të vërtetën për projektin, apo duhet të tërhiqet nga ky projekt duke u kërkuar falje qytetarëve.

“Ju kam dëgjuar, ju kam lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë. Madje ju siguroj që në vendin tuaj edhe unë po njësoj do revoltohesha dhe do rreshtohesha kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit sidomos. Sepse do më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtëbrenda një njeri në të drejtën e vetë, ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar dhe pastaj policia të thoshte se i zvarrituri tentoi të hynte me dhunë.

Ju kuptoj dhe duke patur parasysh se cfarë kam bërë kur kam qenë në anën tjetër të barrikadës, do të bëja edhe më keq se ju. Po të më thonin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po ua fal të huajve. Madje kam vënë re se po përhapet gjithandej me shumë helm nga pas edhe legjenda se shteti po ia fal atë tokë Izraelit për të sjellë palestinezët në Zvërnec, po të më thonin se ajo ishte zonë e mbrojtur dhe qeveria e hoqi nga mbrojtja për ta falur tek të huajt. Apo se aty do pastrohen paratë e zeza të mafias ndërkombëtare. Janë shkruar duke ngritur një dallgë zemërimi dhe duke bërë thirrje për të mbrojtur atdheun në rrezik. Kam dy ditë që e pyes veten a duhet vërtet t’ua tregoj unë një e nga një anën tjetër të kësaj medalje me mundësinë që ju të mos më besoni dhe të vijoni të më quani tradhtar, apo mos vallë duhet t’ju them më falni, gabuam, nuk e gjykuam mirë këtë punë dhe jut ë qetësoheni të shijoni fitoren, e një kauze që e parë nga ana juaj e medaljes, është vërtet fisnike dhe të mendoni se vërtet e mbrojtët Shqipërinë nga një e keqe e madhe. Ndërsa unë pasi ta bëj këtë të vazhdoj të rri në karrige, të shtyj kohën e pushtetit me shijen e një humbje të madhe për Shqipërinë”- u shpreh Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll