POLITIKË /

"Unë nuk fus thika pas shpine", Berisha ironizon listat e PS: Rama i shfrytëzon njerëzit, më pas i flak!

Shkruar nga Versus

"Unë nuk fus thika pas shpine", Berisha ironizon listat e PS:

Teksa renditi disa prej faktorëve të cilët tha se do të ndikojnë për t’i sjellë PD-së fitoren më 11 maj, kryedemokrati Sali Berisha, përmendi edhe veten duke thënë se nuk shfrytëzon njeri si kryeministri Edi Rama.

Duke ironizuar lënien e “veteranëve’ të PS në lista të mbyllura, Berisha tha se kreu i qeverisë u ka futur thika pas shpine bashkëpunëtorëve të tij.

“Së fundmi, më duhet ta le sot modestinë më një anë. Ka edhe një faktor tjetër që quhet Sali Berisha, i cili nuk pret dhe fut thika pas shpine, si Edi Rama. Nuk i shfrytëzon njerëzit dhe i flak pastaj, sikur të ishin qënie inekzistente. I cili jeton në një apartament 40 metra më të gjerë, se ai që ka patur në diktaturë, dhe jo në Saraje me kopësht, 8300 metra. Që, në kushte të vërteta duhet të jesh mbimilioner për të patur një Saraje të tillë me një kopësht të tillë.

Të themi të vërtetën, është kompleksi i rrethanave që në fund të fundit do t’i përmblidhja me një fjalë: thirrja për rikthimin e Sali Berishës! Edhe ky, një faktor i fuqishëm i fitores më 11 maj të PD, natyrisht, pasi bëra krahasimin e deputetëve, etj”- u shpreh Berisha. Versus.al

Poll