Live Updates /

“Flasim”/ Rama mbledh në podkast kandidatët e listave të mbyllura: Më pëlqejnë rebelët, por para rivalëve duhet të jemi bashkë

*Kryeministri Edi Rama episodin e radhës të podkastit të tij “Flasim” ia ka kushtuar prezantimit të kandidatëve të PS në listat e mbyllura për deputetë në qarqe të ndryshme. *Duke qenë se shumë prej tyre nuk kanë qenë pjesë e politikës, Rama ka vendosur që t’u japë mundësinë e prezantimit në një bashkëbisedim me të ku nuk munguan batutat si dhe rrethanat e ndryshme të cilat i kishin ndikuar ata për të kandiduar si deputetë. *Mes kandidatëve të listave të mbyllura me të cilët pati batuta, me njërën prej tyre të njohur si “Neomalsorja” e cila i vuri në dukje natyrën e saj antikomformiste, Rama tha se i pëlqenin njerëzit rebelë, por në sytë e kundërshtarëve duhet të shfaqen të bashkuar.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama episodin e radhës të podkastit të tij “Flasim” ia ka kushtuar prezantimit të kandidatëve të PS në listat e mbyllura për deputetë në qarqe të ndryshme. *Duke qenë se shumë prej tyre nuk kanë qenë pjesë e politikës, Rama ka vendosur që t’u japë mundësinë e prezantimit në një bashkëbisedim me të ku nuk munguan batutat si dhe rrethanat e ndryshme të cilat i kishin ndikuar ata për të kandiduar si deputetë. *Mes kandidatëve të listave të mbyllura me të cilët pati batuta, me njërën prej tyre të njohur si “Neomalsorja” e cila i vuri në dukje natyrën e saj antikomformiste, Rama tha se i pëlqenin njerëzit rebelë, por në sytë e kundërshtarëve duhet të shfaqen të bashkuar.

5 Postime
1 ORE ME PARE

Çfarë ndodhi? Rama ‘i kthehet’ Luarasit: Mos ma përmend fjalën ‘Berisha’, nuk e dua këtu

“Flasim”/ Rama mbledh në podkast kandidatët e listave

Në podcastin “Flasim” të Kryeministrit Rama, mes kandidatëve të ftuar ishte edhe Iris Luarasi, e cila është vendosur në listën e mbyllur të Qarkut të Tiranës. Gjatë bisedës me Luarasin, pati një ‘debat’ të vogël dhe ‘irritues’ kur Luarasi përmendi mbiemrin e Berishës.

Luarasi: Unë në fakt vij nga një familje që është e majtë, edhe kjo ndoshta mendoj unë ka qenë gjithë pjesa e organizimit. Kam dalë në media, por jo gjithmonë pro të majtës, për hir të së vërtetës. Në fakt, im atë është pushuar në vitin 1992 nga reforma ushtarake që bëri Berisha në atë kohë.

Rama: Aman, të lutem, mos ma përmend atë emër këtu. Atë emër nuk e dua këtu.

Luarasi: Unë asaj kohe punoja dhe gjithë lekët që merrja i çoja në shtëpi. Edhe këto gjëra e shënjojnë jetën e njeriut dhe jam nënë e dy fëmijëve.

2 ORE ME PARE

“Gjyshi im është me Saliun”, kandidatja e Durrësit flet “pa doreza” në Podcastin e Ramës

“Flasim”/ Rama mbledh në podkast kandidatët e listave

Jona Osmani, e ftuara e radhës në podcastin “Flasim”, maratonë e Kryeministrit Rama, është shprehur se vjen nga një familje e djathtë. Osmani ka “ngacmuar” reagimin e Kryeministrit kur i ka thënë se “gjyshin e kam me Saliun”, dhe më tej Rama ka vijuar me batuta dhe një debat të vogël.

Osmani: Gjyshin nga ana e mamit e kam të djathtë të flaktë, ai është me Saliun. U mërzit shumë kur pa që kisha aplikuar.

Rama: Pse, akoma është me ata? Po nuk e kupton që ka gjithë atë det në Durrës dhe ai rri e sheh kënetën?

Osmani: Ka premtuar këtë radhë që do të votojë ndryshe.

Rama: Eh, nëse nuk të voton as ty, nuk di ç’të them më. O gjysh, çfarë bëhet mo gjysh! Po mirë, pse janë këta akoma me atë parti?

Shiko, është ky perceptimi që PS-ja është akoma vijimësi.

Rama: Çfarë vijimësi, se na mbytën me këtë “vijimësinë”! Po të ishte vijimësi, nuk do t’i vinte radha mbesës tate. Gjithë gjyshërit të na votojnë, që të shkojnë në atë botë me pasaportën e BE-së!

4 ORE ME PARE

“Çfarë halli i hapa vetes me ty”, Rama-“Neomalsores”: I kam qejf rebelët, por përballë tjerëve duhet të jemi të bashkuar

“Flasim”/ Rama mbledh në podkast kandidatët e listave

Marjana Koçeku e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, e cila do të jetë kandidate në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë në Shkodër, ishte mes të ftuarve të Ramës në podkastin maratonë.

Teksa shprehu pikëpamjet e saj mbi politikën, ajo u shpreh se e ka në natyrë reagimin dhe mendimin ndryshe. Ndërsa Rama tha se një gjë e tillë i pëlqen, por përballë partive të tjera duhet të jenë të bashkuar.

“Neomalsorja”: Unë vij prej botës akademike dhe shoqërisë civile dhe gjithmonë kam protestuar dhe do të vazhdoj të reagoj. Në 2018-ën në protestën e studentëve më ke pasur me karton për të drejtat e studentëve. Një shpirt i tillë do mbetem gjithmonë sepse kjo jam unë. Dhe duhet gjithmonë rinia të reagojë e kërkojë. Besoj se me këtë mundësi që më është dhënë mua, janë thyer edhe tabu që kanë qenë vendosur më parë.

Rama: Po lëre tani, tabutë i kemi thyer me kohë ne. E di unë historinë time me ty sesi do zhvillohet. Çfarë halli po i shtoj vetes unë që nuk e shfrytëzova të thoja, por mirë këta s’duan le të ikin. Po nejse, PS e ka në ADN-së e saj që hapet për të rinj, se ndryshe unë si do hyja. . Unë ndryshe nga çfarë mendojnë njerëzit, i kam shumë qejf ata që rebelohen. Por ama ka diçka, rebelim mes nesh. Kurse atje në luftë, betejë të bashkuar. Versus.al

7 ORE ME PARE

“Ke vënë shumë burra në rresht”, Rama batuta me kandidaten e Gjirokastrës: Nuk je aq e butë sa dukesh

“Flasim”/ Rama mbledh në podkast kandidatët e listave
Anila Dhimtri dhe Edi Rama

Në podkastin maratonë “Flasim”, kryeministri ka ftuar për bashkëbisedim disa prej kandidatëve për deputetë në listat e mbyllura. Një prej tyre ishte edhe Anila Dhimitri, kryetarja e këshillit bashkiak të Gjirokastrës e cila garon në listën e mbyllur të qarkut.

Teksa ajo shprehu emocione, Rama me batutë i kërkoi që të shprehte edhe anën tjetër të saj duke pasur parasysh që drejton edhe këshillin bashkiak të Gjirokastrës.

“Ke edhe një detyrë që të ka spikatur si drejtuese burrash, kështu që ke vënë në rresht shumë burra atje në Përmet, kështu që nuk të shkon dhe shumë kjo butësia kaq e madhe përmetare se nuk je edhe aq e butë”- tha Rama.

“Jam kthyer në Përmet dhe aty krijova familjen time. Punova disa kohë dhe më pas na hoqën nga puna. Shkuam në Greqi bashkë me bashkëshortin, nuk gjetëm veten .Bashkëshorti vazhdoj biznesin dhe unë fillova shefe finance në KESH sot OSHEE”- u shpreh Dhimitri. Versus.al

 

9 ORE ME PARE

“Na duhet një mandat më i fortë se tre të parët”, Rama: PS, një parti e re për Shqipërinë në BE

“Flasim”/ Rama mbledh në podkast kandidatët e listave

Kryeministri Edi Rama e nisi ndryshe episodin e radhës të podkastit “Flasim” duke u përqendruar tek retorika e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, gjë që sipas tij mund të realizohet vetëm nëse PS do të jetë në pushtet.

Ndërsa kërkoi një mandat të katërt më të fortë se tre të mëparshmit, Rama renditi disa prej përfitimeve që do të kenë shqiptarët në rast të anëtarësimit të vendit në BE.

“Për t’ju dhënë pasaportën e BE na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por një mandat më i fortë se të treja mandatet që kemi pasur deri më sot. Kush e do pasaportën e BE, ka vetëm një rrugë. Me votën e bashkuar të na japë mundësi që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën e BE. Nuk është vetëm një kufi hyrje në aeroport pa radhë, por liri qëndrimi brenda kufijve të BE. Me këtë pasaportë, Evropa bëhet e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria bëhet e madhe sa Evropa. Kjo nuk është retorikë, por horizonti ynë më i afërt se kurrë. Studentët shqiptarë do të mund të studiojnë kudo dhe çdo shqiptar do të mund të punojë kudo pa pasur nevojë për leje qëndrimi”- u shpreh kryeministri.

Më tej njoftoi se episodi i sotëm i podkastit do të jetë maratonë, ku do të jenë të ftuar anëtarë të skuadrës së PS për 11 majin. Versus.al

Poll