Live Updates /

“Kontrata e lobimit nuk ka lidhje me zgjedhjet” Berisha thyen heshtjen: I dha fondacioni “Make Albania Great Again”, nuk ka të bëjë me heqjen e ‘non gratës’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për krimet zgjedhore, përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 11 majit.* Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar Kontratën e Lobimit të PD, duke sqaruar përpara gazetarëve se nuk ka lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.* Sali Berisha në konferencë me gazetarët tha se burimi i 6 mln dollarëve për lobimin në SHBA lidhet me financimet që janë siguruar nga një fondacion të krijuar nga patriotë shqiptarë që duan të ndihmojnë PD, pa dhënë detaje të tjera

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për krimet zgjedhore, përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 11 majit.* Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar Kontratën e Lobimit të PD, duke sqaruar përpara gazetarëve se nuk ka lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.* Sali Berisha në konferencë me gazetarët tha se burimi i 6 mln dollarëve për lobimin në SHBA lidhet me financimet që janë siguruar nga një fondacion të krijuar nga patriotë shqiptarë që duan të ndihmojnë PD, pa dhënë detaje të tjera

3 Postime
4 ORE ME PARE

Lobimi do t'i heqë non gratën? Berisha përgjigjet: Lacivita për zgjedhjet, nuk është historia e McGonigal

“Kontrata e lobimit nuk ka lidhje me zgjedhjet” Berisha thyen

Sali Berisha në konferencë me gazetarët tha se burimi i 6 mln dollarëve për lobimin në SHBA lidhet me financimet që janë siguruar nga një fondacion të krijuar nga patriotë shqiptarë që duan të ndihmojnë PD, pa dhënë detaje të tjera. I pyetur nëse kontrata është për heqjen e non gratës, Berisha thotë se “Lacivita është për zgjedhjet, asgjë tjetër, Continental është për kauzat e drejta të PD”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Berisha thotë se kontrata është transparente.

“S’ka asgjë sekrete, është shumë transparente. Nuk është historia e McGonigal që i jepen paratë në garazh. Nuk është historia e Bilalit, që martohet me Bilalin se duhej të ishte çift. Janë patriotë shqiptarë që kanë krijuar një fondacion, është një gjë shumë transparente. U ka djeg shumë disave, u ka djeg. Lexojeni cfarë thotë rezoluta, thotë se përdorin institucionet drejtësia kundër opozitës.", u shpreh Kryetari i PD. /Versus.al/

4 ORE ME PARE

“Kontrata e lobimit nuk ka lidhje me zgjedhjet”, Berisha ju jep përgjigje gazetarëve dhe tregon burimin e fondeve: E bazuar në ligj!

“Kontrata e lobimit nuk ka lidhje me zgjedhjet” Berisha thyen

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar Kontratën e Lobimit të PD, duke sqaruar përpara gazetarëve se nuk ka lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Berisha sqaron se kjo kontratë është 100% e bazuar në ligj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

“Së pari kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Jo. Kjo kontratë ka një qëllim tjetër., Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha të tij para administratës së SHBA

Nuk do ndodhë më që pa u numëruar kutia e fundit Rama të urohet. Bashkëpunimi i Ramës me bandat e krimit është rrezik jo vetëm për rajonin, Evropën, por edhe për SHBA. Ne besojmë se çështja McGionigal është një varr i hapur dhe duhet të mbyllet.

Është marrë një avokat më të shquarit e asaj toke që ka për detyrë avokatin e kauzave të PD pranë administratës së Donald Trump

Nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Ka një nen, neni 21 i ligjit të partive politik. Autorizon partitë të marrin ndihma, mbështetje financiare nga forcat e tjera politike, organizata dhe fondacione. Pra kontrata është 100% e bazuar në ligj.

Kontrata ka një nen, sipas të cilit palët në çdo rrethanë që ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre ndërpresin kontratën. As mund të flasësh për 6 mln as për 100 apo 200 mijë. Kontrata është sipas kërkesave të palëve. Një gjë është e sigurt që populli opozitar nuk ka më kauzë jetime, në atë vend të madh ajo kauzë ka një avokat të madh. Kjo kontratë me avokatin numër një ka synim mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator”, tha Berisha. /Versus.al/

4 ORE ME PARE

Berisha reagon për Rezolutën e PPE: Prokuroria të hetojë para 11 majit krimin zgjedhor

“Kontrata e lobimit nuk ka lidhje me zgjedhjet” Berisha thyen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për krimet zgjedhore, përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 11 majit. Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se integriteti i procesit elektoral është vënë seriozisht në pikëpyetje dhe kërkoi ndëshkimin e autorëve të manipulimeve.

Berisha iu referua një zhvillimi të fundit nga Partia Popullore Europiane (PPE), ku në kongresin e mbajtur në Valencia u miratua rezoluta emergjente nr. 4, kushtuar Shqipërisë. “Rezoluta u miratua unanimisht nga 82 partitë e qendrës së djathtë në Europë, të cilat drejtojnë institucionet më të larta të BE-së dhe shumë qeveri të vendeve anëtare,” tha ai.

Sipas Berishës, përmes kësaj rezolute, Edi Rama “u damkos si armik i votës së lirë në Europë” dhe u krahasua me liderë autoritarë si Alexander Lukashenko. Ai theksoi se PPE i ka bërë thirrje BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të ndërhyjnë për të ndalur abuzimet me pushtetin dhe manipulimin e zgjedhjeve.

“Prokuroria duhet të veprojë tani, jo pas zgjedhjeve. Të gjitha akuzat për krime zgjedhore duhet të hetohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë,” theksoi Berisha.

Ai shtoi gjithashtu se PPE ka kërkuar nga OSBE-ODIHR të dërgojë vëzhgues afatgjatë në zonat e identifikuara si me risk të lartë, në mënyrë që çdo abuzim të dokumentohet në raportin final të misionit vëzhgues. /Versus.al/

Tags:

berisha lobim

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: