Live Updates /

Tronditet Shkodra, turisti amerikan vr*t me thikë gruan brenda banesës! Policia: Ishte i dehur

*Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën paraditen e sotme ku brenda një banese të marrë me qira pranë pedonales, turisti amerikan Brandon Saporito vrau me thikë gruan e tij Sandra Holley, 60 vjeçe. *Pasi kreu krimin e rëndë, autori dëmtoi edhe veten me thikë. Policia tha se dyshon që Saporito të ketë qenë në gjendje të dehur kur kreu krimin. *Në momentin e shoqërimit nga policia u pa gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me gjak teksa shoqërohej me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore mbi dëmtimet në duar.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën paraditen e sotme ku brenda një banese të marrë me qira pranë pedonales, turisti amerikan Brandon Saporito vrau me thikë gruan e tij Sandra Holley, 60 vjeçe. *Pasi kreu krimin e rëndë, autori dëmtoi edhe veten me thikë. Policia tha se dyshon që Saporito të ketë qenë në gjendje të dehur kur kreu krimin. *Në momentin e shoqërimit nga policia u pa gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me gjak teksa shoqërohej me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore mbi dëmtimet në duar.

3 Postime
10 ORE ME PARE

Gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me gj*k, momenti kur amerikani që vr*u gruan shoqërohet nga policia

Tronditet Shkodra, turisti amerikan vr*t me thikë gruan brenda

Ky është momenti kur amerikani Brandon Saporito shoqërohet nga policia pasi kishte ktyer krimin e rëndë duke vrarë me thikë bashkëshorten e tij Sandra Holley.

Saporito ka dalë nga banesa me qira gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me gjak, ndërsa u fut në makinën e autoambulancës ku u transportua për në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas policisë, Saporito ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur e ka kryer krimin tronditës. Versus.al

 

10 ORE ME PARE

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Vrau gruan në gjendje të dehur, publikohet fotoja e çiftit amerikan

Tronditet Shkodra, turisti amerikan vr*t me thikë gruan brenda
Brandon Saporito dhe bashkëshortja e tij

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një turit amerikan vrau gruan e tij në gjendje të dehur dhe tentoi t’i jap fund jetës.

Krimi raportohet se ka ndodhur në hotel ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si 57-vjeçari, Brandon Saporito, ndërsa viktima është Sandra Holley.

Krimi në familje u regjistrua në një banesë në rrugën “At Shtjefën Gjevoçi”, të cilën çifti e kishte marrë me qira.

Lidhur me këtë ngjarje më herët erdhi dhe një reagim nga blutë të cilët thanë se në momentin kur dhe shkuan në banesën e tyre, gjetën të pajetë 53-vjeçaren, ndërkohë që transportuan më pas në spital partnerin e saj.

“Rreth orës 10:15, në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi", në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi Policia./Versus.al

Pamje nga vendi i ngjarjes:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

 

 

 

12 ORE ME PARE

Krim në qendër të Shkodrës! Turisti amerikan vret bashkëshorten, më pas godet veten

Tronditet Shkodra, turisti amerikan vr*t me thikë gruan brenda
Foto pranë zonës ku ndodhi ngjarja në "Gjuhadol"

Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme pranë zonës së pedonales së qytetit, ku një turist amerikan ka vrarë gruan e tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 në një banesë të marrë me qira nga çifti i turistëve të huaj në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.

Dyshohet se amerikani ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur me thikë bashkëjetuesen S.S e cila mbeti e vdekur në vend. Vetë autori ka marrë dëmtime të lehta në duar, pasi mund të ketë goditur veten.

Aktualisht është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: