Live Updates /

Urdhër nga Dubai për të vrarë rojen në Vlorë! Arrestohet tropojani që ndihmoi autorin, mik i Roan Brahimit. Pamjet e ekzekutorit para krimit

*Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmë Erlis Mehmetajn me origjinë nga Tropoja i cili dyshohet se ndihmoi vrasësin e Renato Hoxhajt në Vlorë. *Hetuesit kanë arritur në këto përfundime, pasi Mehmetaj rezulton t’i ketë dhënë automjetin. Vrasësi i cili mbante një maskë medicinale dhe kapele për të mos u pikasur, i ka ndërruar targat për të humbur gjurmët. *Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij, por burimet bëjnë me dije se të dhënat në celularin e të arrestuarit, japin indicie se bëhet fjalë për urdhër nga Dubai. *Rezulton se Erlis Mehmetaj, ka qenë edhe mik me të ndjerin Roan Brahimin, lezhjanin e ekzekutuar vitin e kaluar në Athinë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmë Erlis Mehmetajn me origjinë nga Tropoja i cili dyshohet se ndihmoi vrasësin e Renato Hoxhajt në Vlorë. *Hetuesit kanë arritur në këto përfundime, pasi Mehmetaj rezulton t’i ketë dhënë automjetin. Vrasësi i cili mbante një maskë medicinale dhe kapele për të mos u pikasur, i ka ndërruar targat për të humbur gjurmët. *Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij, por burimet bëjnë me dije se të dhënat në celularin e të arrestuarit, japin indicie se bëhet fjalë për urdhër nga Dubai. *Rezulton se Erlis Mehmetaj, ka qenë edhe mik me të ndjerin Roan Brahimin, lezhjanin e ekzekutuar vitin e kaluar në Athinë.

4 Postime
1 ORE ME PARE

(Video) Maskë, kapele e armën gati / Autori i vrasjes së Renato Hoxhaj pak çaste para ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Urdhër nga Dubai për të vrarë rojen në Vlorë!

Versus.al ka siguruar pamjet filmike të autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 27 prillit në qytetin e Vlorës.

Lëvizjet e autorit janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi. Në pamje ai shfaqet i veshur me maskë kirurgjikale, dorashka të zeza dhe kapele. Sipas burimeve hetimore, ai ka qenë i pajisur gjithashtu me një maskë silikoni që i mbulonte të gjithë fytyrën dhe dyshohet se kishte vendosur edhe një bark artificial, me qëllim fshehjen e identitetit dhe vështirësimin e identifikimit nga kamerat.

Hetuesit dyshojnë se autori është arratisur ilegalisht drejt Greqisë pas kryerjes së krimit.

Ndërkohë, në Tiranë është ndaluar një person që dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj. Bëhet fjalë për Eris Mehmetin, me origjinë nga Tropoja. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se i ka dhënë makinën autorit të krimit.

Policia e Vlorës ka identifikuar automjetin e përdorur nga atentatori, të cilit i ishin ndërruar targat, të dyshuara si të vjedhura.

Gjatë kontrollit, Mehmetit i është sekuestruar një telefon celular, në të cilin janë gjetur biseda që kanë ndihmuar grupin hetimor të identifikojë autorin e dyshuar, ndonëse ky i fundit ende nuk është arrestuar.

 

5 ORE ME PARE

Mik me Roan Brahimin, Versus.al siguron FOTO-n e tropojanit që ndihmoi autorin e vrasjes në Vlorë

Urdhër nga Dubai për të vrarë rojen në Vlorë!
Fotomontazh: I arrestuari Eris Mehmetaj dhe miku i tij i ndjerë Roan Brahimi, i ekzekutuar më 6 maj 2024 në Athinë

Versus.al ka siguruar foton e Eris Mehmetajt, tropojanit të arrestuar nën dyshimin se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt mëngjesin e 27 prillit në Vlorë.

Mehmetaj i cili merrej me shitje e blerje pronash, rezulton të jetë mik i të ndjerit Roan Brahimi, të riut që u ekzekutua në Athinë më 6 maj të vitit të kaluar.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbërthimin e celularit të tij pasi dyshohet se roli i tij në ngjarje është edhe më i madh dhe se urdhri për vrasjen e Hoxhajt ka ardhur nga Dubai. Versus.al

 

6 ORE ME PARE

Vrasja e rojes në Vlorë u porosit nga Dubai? Tropojani që ndihmoi vrasësin, mik i Roan Brahimit (EMRI)

Urdhër nga Dubai për të vrarë rojen në Vlorë!
Roja i ekzekutuar në Vlorë dhe Roan Brahimi, i ekzekutuar në Athinë më 6 maj të 2024-ës

Detaje të reja janë zbardhur nga ndalimi i një personi në Tiranë i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt të ndodhur më 27 prill në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

I arrestuari Eris Mehmetaj, me origjinë nga Tropoja, merrej me shitje pronash dhe njihet edhe si mik i Sidorel Prendit (Roan Brahimit, të riut që u ekzekutua majin e kaluar në Athinë, të cilit pak javë më parë i vranë babain Gjovalin Prendi në fshatin Pllanë të Lezhës.

Hetimet e policisë së Vlorës, zbuluan se makina me të cilën lëvizi vrasësi, i ishte dorëzuar nga tropojani para se të ndodhte vrasja. Mjetit i ishin ndërruar edhe targat.

Personit të arrestuar i është sekuestruar edhe një celular brenda të cilit raportohet se janë gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin që ngrenë dyshimet se vrasja mund të jetë porositur nga një grup kriminal në Emiratet e Bashkuara. Ekzekutori ende nuk është identifikuar.

Mësohet se edhe viktima i druhej një sulmi pasi kishte shtuar masat e sigurisë. Dy muaj para ngjarjes, kishte instaluar kamera sigurie pothuajse në çdo cep të shtëpisë së tij, falë të cilave u bë i mundur edhe filmimi i makinës me të cilën u largua autori. Versus.al

7 ORE ME PARE

Vrasja e rojes së pallatit në Vlorë, del FOTO e autorit me maskë medicinale, pranga personit që e largoi me makinë

Urdhër nga Dubai për të vrarë rojen në Vlorë!
Fotomontazh: Autori i maskuar dhe viktima, Renato Hoxhaj

Vlorë- Policia ka ushtruar mbrëmë kontrolle në Ksamil për kapjen e autorit të vrasjes së 58 vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua mëngjesin e së dielës në pallatin ndërtim ku punonte si roje.

Kërkime janë ushtruar edhe në Tiranë lidhur me këtë ngjarje, ndërsa në media është publikuar një foto e autorit e kapur nga kamerat e sigurisë. Mbrëmë është bërë i mundur ndalimi i personit që largoi me makinë autorin nga vendngjarja.

Dyshimet e deritanishme janë se porosia ka ardhur nga jashtë shtetit, por ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë sjellë një ekzekutim të tillë.

Hoxhaj, u gjet i pajetë nga bashkëjetuesja e tij. Si pasojë e të shtënave në drejtim të tij, dy plumba e kapën në kokë dhe dy të tjerë në trup. Vrasësi mendohet se ka hyrë dhe ka dalë nga rruga “Kuzum Baba”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: