Live Updates /

Incidenti dhunshëm pranë zyrës elektorale, babë e bir në kërkim. Reagon PSD: Sherr banal, pa lidhje me ne

Policia njoftoi se një konflikt mes disa shtetasve ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave elektorale të PSD-së Tom Doshit në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral. Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak. Arjan Telhallari dhe i biri mësohet se janë dy personat që po kërkohen për konfliktin e dhunshëm pranë zyrës elektorale të Partisë Social-Demokrate në zonën e Ali Demit. * Në një deklaratë për mediat, PSD thekson se incidenti ka ndodhur në afërsi të zyrës së tyre elektorale, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët e partisë nuk ka qenë i përfshirë në konflikt.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Policia njoftoi se një konflikt mes disa shtetasve ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave elektorale të PSD-së Tom Doshit në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral. Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak. Arjan Telhallari dhe i biri mësohet se janë dy personat që po kërkohen për konfliktin e dhunshëm pranë zyrës elektorale të Partisë Social-Demokrate në zonën e Ali Demit. * Në një deklaratë për mediat, PSD thekson se incidenti ka ndodhur në afërsi të zyrës së tyre elektorale, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët e partisë nuk ka qenë i përfshirë në konflikt.

3 Postime
5 ORE ME PARE

Incidenti në rrugën “Ali Demi” – Reagon PSD: Ngjarja nuk ka lidhje me zyrën tonë elektorale

Incidenti dhunshëm pranë zyrës elektorale, babë e bir
Pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Ali Demit”, ku u raportua për një konflikt pranë një zyre elektorale, ka reaguar zyrtarisht Partia Socialdemokrate e Shqipërisë (PSD), duke sqaruar se ngjarja nuk ka asnjë lidhje me zyrën apo aktivitetin e saj politik.

Në një deklaratë për mediat, PSD thekson se incidenti ka ndodhur në afërsi të zyrës së tyre elektorale, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët e partisë nuk ka qenë i përfshirë në konflikt.

“Ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën ‘Ali Demi’ nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me veprimtarinë politike të Partisë Socialdemokrate. Asnjë nga përfaqësuesit tanë nuk ka qenë pjesë e konfliktit të ndodhur,” thuhet në reagimin zyrtar të PSD-së.

Partia e drejtuar nga Tom Doshi ka dënuar çdo akt dhune dhe u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e ngjarjes dhe të ndëshkojnë përgjegjësit sipas ligjit.

“PSD është dhe mbetet një forcë politike që beson në garën e ndershme dhe në vlerat demokratike. Çdo akt dhune nuk përfaqëson as ne, as frymën me të cilën duam të përfaqësojmë qytetarët,” përfundon reagimi.

Ngjarja vijon të hetohet nga autoritetet për të zbardhur plotësisht motivet dhe autorët e përfshirë në konflikt.

 

6 ORE ME PARE

EMRAT / Sherr e plumba në zyrën elektorale të PSD-së, shpallen në kërkim babë e bir (VIDEO)

Incidenti dhunshëm pranë zyrës elektorale, babë e bir

Arjan Telhallari dhe i biri mësohet se janë dy personat që po kërkohen për konfliktin e dhunshëm në zyrën elektorale të Partisë Social-Demokrate në zonën e Ali Demit. 

Një përplasje fizike ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, brenda ambienteve të një zyre elektorale. Sipas deklaratës zyrtare të Policisë së Shtetit, rreth orës 14:00 në sallën operative është marrë një telefonatë që sinjalizonte një konflikt mes disa shtetasve në këtë zonë.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe gjatë këqyrjes së vendngjarjes është konstatuar se ishte dëmtuar xhami i zyrës elektorale, dyshohet si pasojë e përdorimit të sendeve të forta. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy fishekë të pa shpërthyer, duke ngritur nivelin e alarmit për rrezik të mundshëm.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur kur një i ri është përfshirë në një debat me një tjetër bashkëmoshatar në zonë. Pas incidentit fillestar, ai është larguar dhe ka njoftuar të atin, shtetasin Arjan Telhallari, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Telhallari është rikthyer më pas në vendngjarje së bashku me të birin për të kërkuar djalin tjetër, të cilin, sipas të dhënave policore, e kishin lokalizuar në ambientet e zyrës elektorale. Të dy janë futur brenda, duke shkaktuar përplasje fizike me persona të tjerë të pranishëm në zyrë. Gjatë incidentit, Telhallarit i kanë rënë në tokë disa fishekë të pa përdorur, duke shtuar dyshimet për mbajtje të armës.

Policia është vënë në ndjekje të personave të përfshirë në ngjarje, të cilët janë larguar nga vendi me një automjet. Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Këto informacione mbetet paraprake dhe pas shoqërimit të personave e palëve të përfshira në konflikt pritet që të ketë një tabllo më të qartë të ngjarjes së dhunshme të ndodhur sot në orën 14.00 në kryeqytet.    


 

6 ORE ME PARE

Sherr e plumba në selinë elektorale të PSD-së së Tom Doshit, kërkohen 2 persona

 Incidenti dhunshëm pranë zyrës elektorale, babë e bir  

Një konflikt mes disa shtetasve ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave elektorale të PSD-së Tom Doshit në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja u raportua përmes një telefonate në sallën operative të DVP Tiranë, ku u bë me dije për një përplasje fizike mes disa personave.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë konstatuan dëmtime në xhamat e zyrës, që dyshohet të jenë shkaktuar me sende të forta. Po ashtu, gjatë këqyrjes, janë sekuestruar dy fishekë luftarak, çka ka shtuar dyshimet për një përshkallëzim të mundshëm të dhunës.

Personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi me një automjet dhe aktualisht janë shpallur në kërkim. Forca të shumta policore dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për sqarimin e motivit të konfliktit.

Policia e Tiranës apelon për qetësi dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke ftuar këdo që ka informacion për ngjarjen të kontaktojë menjëherë autoritetet.

 

NJOFTIMI 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: