POLITIKË /

Ursula von Der Leyen nderohet me çmimin e madh! Rama pjesë e ceremonisë: Mike e çmuar, ishte privilegj!

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Aachen të Gjermanisë, në ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjioz “Karli i Madh” për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Shkruar nga Versus
Ursula von Der Leyen nderohet me çmimin e madh! Rama pjesë e
Ursula von der Leyen duke marrë çmim

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Aachen të Gjermanisë, në ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjioz “Karli i Madh” për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ai u shpreh se ishte privilegj të ishte pjesë e kësaj ceremonie të mikes së tij të çmuar nga ku ka ndarë edhe disa foto. 

"Gjermani - Privilegj të isha ndër të ftuarit e nderit në ceremoninë e akordimit të çmimit prestigjioz “Charlemagne Prize” për Presidenten e Komisionit Europian dhe miken e çmuar, Ursula von der Leyen"- shkruan Rama. 

Sipas organizatorëve, von der Leyen u nderua për “rolin kyç në ruajtjen e unitetit, qëndrueshmërisë dhe kapacitetit për veprim të Bashkimit Evropian” në një periudhë sfiduese për kontinentin.

Ceremonia u zhvillua në bashkinë historike të Aachen-it, një qytet që ndodhet në kufirin me Belgjikën dhe Holandën, i njohur si vendi i lidhur me figurën e perandorit Karli i Madh – udhëheqësi i perandorisë frankiste, i quajtur shpesh “Ati i Evropës”.

Ndër folësit në ceremoni ishin kancelari gjerman Friedrich Merz dhe mbreti Felipe VI i Spanjës, ndërsa në mesin e rreth 700 të ftuarve ndodheshin edhe ish-laureatë të çmimit, si ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Çmimi “Karli i Madh”, që jepet prej 75 vitesh nga qytetarët e Aachen-it, vlerëson individë ose institucione që kanë kontribuar ndjeshëm për integrimin dhe unitetin evropian. Në listën e gjatë të fituesve ndodhen figura si Winston Churchill, Angela Merkel, Bill Clinton, si dhe papa Françesku (i ndjerë).

Vitit të kaluar, ky çmim iu dha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe popullit ukrainas, për qëndresën dhe mbrojtjen e vlerave evropiane.

Çmimi përmban nga një certifikatë dhe një medalje ari – një nder simbolik, por me peshë historike dhe politike për Evropën e sotme. Versus.al

 
Poll