
Shqipëria mbetet një vend pjesërisht i lirë në raportin e organizatës “Freedom House” për vitin 2025. Në raport, vendi ynë shënon një pikë rritje duke shkuar në 69 nga 100 në total sa i takon klasifikimit të përgjithshëm.
Por raporti nënvizon sërish disa problematika të cilat e bëjnë vendin tonë të konsiderohet pjesërish i lirë. Freedom House shkruan se partitë politike në Shqipëri janë shumë të polarizuara dhe shpesh të organizuara vetëm rreth personaliteteve kryesore. Ndërsa liria fetare dhe ajo e tubimit në përgjithësi respektohen, raporti thekson se korrupsioni dhe ryshfeti mbeten probleme të mëdha në vendin tonë.
Si paraqiten vendet e rajonit
Kosova ka shënuar përmirësim krahasuar me vitin 2024 pavarësisht se është rritur me vetëm një pikë duke shkuar në 61 dhe duke u konsideruar vend “pjesërisht i lirë”.
Mali i Zi dhe Maqedonia vlerësohen përkatësisht me 68 dhe 67 pikë.
Raporti i “Freedom House” me seli në Uashington përfshin vlerësime dhe raporte për vendet mbi të drejtat politike dhe liritë qytetare në 195 vende dhe 13 territore në mbarë botën. Versus.al

