
Deputeti socialist Erion Braçe kritikoi presidentin Bajram Begaj, pasi eskorta e tij e makinave u fut në mes trafikut për të kaluar pa pritur rradhën.
Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se presidenti duhet të presë rradhën, si të gjithë qytetarët deri sa trafiku i makinave të lehtësohet. Madje, deputeti i PS e quan “të padrejtë”, “irrituese” dhe “arrogante”.
Postimi i plotë:
TIRANA E MADHE
ZOTERINJ UDHEHEQESA A MUND TE RRINI NE RRADHE?
E KENI PROBLEM TE PRISNI SI TE GJITHE?
Shtetas tuajet jane keta qe presin ne rradhen e trafikut e sipas kushtetues e ligjit jeni te barabarte me ta!
Kjo hyrja brutale ne mes te rradhes, ne nje rruge me dy korsi, duke shtyre ne cepa e ne nje ane jashte saj popullin, eshte e padenje, arrogante dhe irrituese;
E PALIGJSHME DOEMOS!
Dhe nuk fitoni gje me shume se 8-10 minuta, nderkohe qe ne zyre po shkoni; dilni 8-10 minuta me heret dhe mberrini ne kohe; POR ME NJE NDRYSHIM: DUKE RESPEKTUAR NJEREZIT, TAMAM SHTETASIT TUAJ!
Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA;
U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje.
Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!
Ja kaq!/Versus.al

