POLITIKË /

VIDEO/ Dita e dytë jashtë burgut, Ilir Beqaj mbërrin në kryesinë e Kuvendit me pranga në duar

Beqaj zbatoi të njëjtën metodë për të fshehur prangat, duke i mbuluar duart me një xhaketë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Dita e dytë jashtë burgut, Ilir Beqaj mbërrin në
Momenti kur Beqaj del nga furgoni i policisë

Ilir Beqaj ka shkuar sot për të dytën herë në komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi duke lënë kështu për të dytën ditë radhazi qelinë e paraburgimit ku po mbahet nën akuzën e abuzimit me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte “SASPAC”.

Dje dëshmia e tij nuk u bë e mundur për shkak se palët u morën më shumë me çështje proceduriale dhe një kërkesë e tij për të bërë prezantim me video dhe foto, u bë temë debate për thuajse 9 orë.

Ashtu si në ditën e djeshme, Beqaj shoqërohet nga dy efektivë policie dhe gjatë momentit të daljes nga furgoni i policisë, shihet teksa ka mbuluar prangat me xhaketë. Versus.al



Poll