Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, ku pamjet tregojnë një shtrëngim duarsh miqësor mes tyre, me praninë e ambasadorit shqiptar në BE, Ferit Hoxha.
Tema kryesore e diskutimit ka qenë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, një prioritet strategjik i qeverisë.
Në këtë udhëtim, Rama shoqërohet vetëm nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Administratën Publike, Adea Pirdeni.
Takimi vjen në një moment kritik për negociatat, duke u parë si hap i rëndësishëm drejt integrimit./Versus.al

