
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për heqjen e masës së bllokimit të platformës TikTok, duke theksuar se ky vendim erdhi vetëm pasi u vendosën filtra dhe mekanizma të rinj mbrojtës, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
Komentet Rama i bëri në podcastin “Flasim”, ku u shpreh se Shqipëria zhvilloi një komunikim konstruktiv me TikTok-un për rritjen e parametrave të sigurisë dhe se vendi ynë nuk ndodhet në gjyq me këtë platformë.
Sipas kryeministrit, vendimi për hapjen e TikTok-ut nuk përbën tërheqje apo dorëzim nga ana e qeverisë, por është rezultat i një procesi serioz rishikimi dhe adresimi konkret të shqetësimeve të ngritura më herët.
Kryeministri Rama: Këtë javë doli edhe vendimi i Këshillit të Ministrave për të hequr masën e bllokimit të Tik-Tokut, është një vendim që e pata lajmëruar kur pata shpjeguar në më shumë se një rast, që për befasinë tonë të këndshme, Tik Tok ishte shumë i hapur dhe shumë aktiv ndërtimin e një dialogu me ne, pasi ne bëmë bllokimin. Dhe nuk është Tik Tok që na ka çuar në gjyq, por dihet kush na ka çuar në gjyq edhe për Tik Tok. Me Tik Tok kemi vendosur jo vetëm një komunikim, por edhe një bazë të re. Kështu që vendimi i Këshillit të Ministrave nuk është tëheqje, nuk është dorëzim, e aq më shumë mbyllje sysh. Por është rezultat i një procesi serioz rishikimi dhe një pune konkrete adresimi real të shqetësimeve për sigurinë dhe filtrat e nevojshëm, që të ketë shumë më tepër kontroll në kuptimin e mirë të fjalës. Jo censurë, por kontroll mbi gjithë aktivitetin, për mbrojtjen e fëmijëve dhe më të rinjve. Sot Tik Tok është i aksesueshëm sepse janë vendosur mekanizma të reja sigurie


