POLITIKË /

''Rama s'meriton lule, ikën me shkelma'', Berisha-komentuesit: Nuk vijmë në pushtet me dhunë

Shkruar nga Versus

''Rama s'meriton lule, ikën me shkelma'',

Kryedemokrati Sali Berisha mbajti sot një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale ku u përgjigj ndaj pyetjeve të ndryshme të drejtuara prej tyre.

I pyetur nga njëri prej komentuesve i cili kërkoi që protestat të ishin më të dhunshme, Berisha tha se pavarësisht asaj që meriton Rama, PD nuk do të vijë në pushtet me dhunë, por vetëm me vota.

“Rama nuk meriton lule kurrë, meriton e do të ketë dënimet më të rënda që ka marrë kush ndonjëherë në këtë vend për krimet që ka kryer. Po përsëri ne i qëndrojmë parimit të kryengritjes paqësore, sepse nuk vijmë në pushtet me dhunë. Jemi Parti Demokratike dhe vijmë në pushtet vetëm me votat e shqiptarëve. Është rrugë më e vështirë por na bën fitimtarë”, tha ai. Versus.al

Poll