POLITIKË /

''Mollë e kalbur'', Dash Sula u bë kryeinspektor, Berisha: Tradhti e lartë, kapi flamurin e Ramës

Berisha tha se korruptimi i eksponentëve të opozitës ka qenë një ndër strategjitë kryesore të Ramës.

Shkruar nga Versus
''Mollë e kalbur'', Dash Sula u bë kryeinspektor,
Sali Berisha, Dashnor Sula

Sali Berisha ka reaguar ashpër pas konfirmimit të emërimit të ish-deputetit të PD, Dashnor Sula si kryeinspektor i përgjithshëm. Duke e quajtur ‘’tradhti të lartë’’, Berisha tha se Sula ka kryer veprim të turpshëm duke i dalë në krah Ramës në kohën më të vështirë për të.

Sipas Berishës, Rama ka arritur të mbajë pushtetin edhe duke korruptuar vazhdimisht eksponentë të opozitës. Teksa iu përgjigj pyetjes së bërë nga njëri prej komentuesit, Berisha e cilësoi Sulën ‘’mollë të kalbur’’ që ka tradhtuar besimin e demokratëve.

‘’Nëse tradhtia ndaj atdheut quhet tradhti e lartë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë nuk ka përse të mos quhet tradhti e lartë. është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë. Të ´tradhtosh ti ata burra e gra fisnikë që kanë 12 vite që nuk të kthejnë shpinën, por të mbështesin me të gjithë gabimet që mund të kesh bërë, të mbështesin si dritë e shpresë për ta dhe të dalësh në kohën më të zezë të Ramës t’i kapësh flamurin, ke kryer aktin më të lartë të tradhtisë. Unë kam arritur në një përfundim sepse kam konstatuar se një nga drejtimet më themelore ka qenë korruptimi i eksponentëve të opozitës, një veprimtari e ulët, e turpshm, kriminale, kur një qeveri përdor mjetet e saj për të blerë përfaqësuesit e opozitës në funksion të pushtetit të vetë. Çfarë e shtyu atë që t’i gjendej Edi Ramës në krah në një moment kaq të zi? E gjeni vetë se çfarë molle e kalbur ka qenë’’- u shpreh Berisha. Versus.al

Poll