POLITIKË /

(VIDEO) Gati për hapjen zyrtare të fushatës/ Fëmijët e Metës marrin pjesë në miting, pjesë dhe ish Prokurori Arjan Ndoja

Ajo që bie në sy është prania e disa figurave politike, përfshirë edhe të afërm të ish-Presidentit Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në qeli.

Shkruar nga Versus

(VIDEO) Gati për hapjen zyrtare të fushatës/ Fëmijët e

Partia Demokratike do të çelë zyrtarisht fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e ardhshme këtë të premte në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Hapja do të zhvillohet në orën 19:00 dhe do të përfaqësojë një moment kyç për partinë në drejtimin e fushatës.

Një prej figurave më të përfolura të këtij evenimenti është Chris LaCivita, strategu i njohur amerikan i cili është angazhuar për të udhëhequr fushatën e Partisë Demokratike. Pritet që LaCivita të bëjë një fjalim, ku do të prezantojë planin dhe strategjinë e tij për të fituar besimin e qytetarëve shqiptarë. Të pranishmit do të kenë mundësinë të dëgjojnë një nga strategët më të shquar të fushatave politike amerikane, i cili ka punuar në disa fushata të mëdha dhe ka kontribuar për ngjitjen e kandidaturave të shumta.

Ajo që bie në sy është prania e disa figurave politike, përfshirë edhe të afërm të ish-Presidentit Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në qeli. Fëmijët e tij janë të pranishëm në këtë ngjarje, duke e theksuar më shumë lidhjen personale dhe mbështetjen e familjes Meta për fushatën e Partisë Demokratike. 

Gjithashtu, një tjetër emër i pranishëm është ish-prokurori Arjan Ndoja, i cili është kandidati i Sali Berishës për deputet në Durrës. Ndoja ka qenë një figurë kontestuese në politikën shqiptare, duke u shkarkuar në vitin 2022 nga Komisioni i Vettingut për lidhje të shumfishta me krimin dhe për pasuri të pajustifikuar. /Versus.al/

Tags:

berisha

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: