POLITIKË /

VIDEO/ Ish-gardisti Agron Malaj nga foltorja tregon me gisht: Ja kush është përgjegjës për 21 janarin!

Ai akuzoi opozitën për sulme të vazhdueshme ndaj familjes së tij dhe theksoi se qëndrimit të tij nuk i heq “asnjë presje”.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ish-gardisti Agron Malaj nga foltorja tregon me gisht: Ja kush

Ish-gardisti në kohën e protestës së 21 Janarit dhe aktualisht deputet i PS, Agron Malaj, reagoi në Kuvend për herë të parë mbi ngjarjet e asaj dite dhe pretendimet për të ashtuquajturin “Grup i Zjarrit”, duke mohuar kategorikisht ekzistencën e një strukture të tillë dhe duke e cilësuar atë si shpikje.

Ai akuzoi opozitën për sulme të vazhdueshme ndaj familjes së tij dhe theksoi se qëndrimit të tij nuk i heq “asnjë presje”.

Malaj deklaroi se në atë periudhë ka qenë komandant i Seksionit 4 dhe se mban përgjegjësi vetëm për vartësit e tij, për të cilët garantoi se nuk kanë pasur lidhje me ngjarjet e 21 Janarit. Ai shtoi se është krenar për shërbimin në Gardë dhe kritikoi kundërshtarët politikë për akuzat, duke kërkuar që çështja e 21 Janarit t’i lihet drejtësisë për të nxjerrë të vërtetën./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll