“Drejtojuni Prokurorisë së Posaçme për të marrë informacione”, kjo ka qenë deklarata e deputetit socialist Jurgis Çyrbja për mediat pak momente pasi ka dalë nga ambientet e SPAK ku sipas burimeve të Versus.al i është komunikuar akuza lidhur me kallëzimin penal të dorëzuar nga deputeti demokrat, Edi Paloka në 2021-in, i cili e akuzonte për "shpërdorim detyre" gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të Hipotekës së Durrësit.
Duke u treguar i rezervuar për mediat, Çyrbja u largua nga ambientet e SPAK ku qëndroi për rreth 30 minuta. Ndërsa 4 ditë më parë, deputeti u mor në pyetje për rreth 5 orë. Pavarësisht kësaj, deputeti deklaroi se nuk kishte probleme ligjore dhe vetëm dje dorëzoi mandatin në Kuvend duke pretenduar se po e bënte për arsye shëndetësore. Versus.al








