Në ditën e Krishtlindjes, përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor morën pjesë në ceremonitë fetare në kishat e qyteteve të tyre, duke përcjellë urime dhe mesazhe për besimtarët.
Në Shkodër, vëmendje të veçantë tërhoqi momenti i fjalës së prefektes Holta Duda, pasi situata nuk shkoi sipas pritshmërive.
Gjatë komunikimit me gazetarët, prefektja u shfaq e emocionuar dhe duket se nuk ishte e ndërgjegjshme se deklarata po transmetohej drejtpërdrejt, çka solli një ndërprerje të mesazhit dhe nevojën për ta rifilluar atë.
Pavarësisht momentit të papritur, ajo vijoi urimin për Krishtlindjen, duke përcjellë mesazhe paqeje, bashkimi dhe shprese për të gjithë qytetarët.

