
Zgjedhja e avokatit të Popullit u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës.
Endri Shabani pas marrjes së detyrës ka treguar emrat e deputetëve demokratë që ka pira kafe para se të merrte firmat për të marr drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit.
Kjo gjë shkaktoi përplasje mes demokratëve, të cilët deklaruan se kishin tërhequr firmat. Shabani falënderon deputetët e PD-së që e votuan pavarësisht tensioneve gjatë votimit të tij në parlament.
“Mendoni se 35 deputetë të opozitës nuk kanë parë emrin e kujt po firmosin? Mund të ketë pasur dinamika të brendshme që kanë ndodhur dhe unë nuk i di. Ka qenë Adriana Kalaja kandidate po ashtu, ndoshta ata e kanë pasur atë si preferencë.
Ata kanë firmosur më shumë se një kandidat. Unë u jam mirënjohës që kanë dhënë firmat për zgjedhjen time dhe kanë lejuar që deputetët të firmosin për mua”, shprehet Shabani.
Deputetët demokratë të cilët firmosën emrin e tij, dhe ka pirë kafe me disa prej tyre janë Ina Zhupa, Klevis Balliu dhe Xhelal Mziu.
“Kam pirë rreth 30-40 kafe me të gjithë ata që firmosën. Klevis Balliu ka firmosur bashkë me dy deputetë të tjerë, Xhelal Mziun dhe Ina Zhupën.
Me Mziun jam takuar në kafe dhe e falënderova; ai më tha të mbështes. Askush nuk ka firmosur pa e ditur”, deklaroi Shabani në një intervistë televizive.

