Drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, vazhdon intensifikimin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 Maj.
Sot, ai ka realizuar takime me qytetarët dhe pronarët e bizneseve të vogla në Tiranë, ku ka prezantuar programin e tij. Një nga pikat kryesore të këtij programi është një premtim që bizneset me xhiro deri në 200 milion lekë do të përfitojnë zero taksa.
Gjatë takimeve, Lapaj gjithashtu firmosi një marrëveshje me një qytetare, duke i premtuar se në rast se ai arrin një marrëveshje me Edi Ramën pas zgjedhjeve, pasuritë e tij do t’i kalonin qytetares.








