Në seancën e sotme plenare ku kërkoi heqjen e disa prej projektligjeve në rendin e ditës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pati akuza mbi atë që e konsideroi “dhunë policore” ndaj protestuesve të 24 janarit.
Duke bërë përgjegjës kreun e policisë Ilir Prodën, Bardhi tha se ky i fundit ishte “ushtar” i të shumëkërkuarit Suel Çela. Më tej i kërkoi ministres së Brendshme, Albana Koçiu që të japë llogari mbi dhunën ndaj protestuesve në protestën e të shtunës.
“Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore ndaj qytetarëve të pafajshëm nga policia e drejtuar nga një kryekriminel si Ilir Proda, një ushtar i Suel Celës dhe klaneve të troplinëve. Duhet të japë shpjegim për përdorimin e lëndëve të skaduara, që edhe sot që flasim kemi probleme me frymëmarrjen për shkak të një akti kriminal të policisë së drejtuar nga zonja edhe pse i kanë thënë merru me zjarrfikësit se Ilir Proda është mbi ty sa i takon policisë, është krimi i organizuar mbi të”- tha Bardhi mes të tjerash. Versus.al

