
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se PD e mbështet protestën qytetare që po zhvillohet prej më shumë se 8 ditësh në kryeqytet.
Në një video-mesazh postuar në rrjetin social facebook, Berisha tha se kjo është protesta e brezit dixhital, e brezit të urtësisë së inteligjencës artificiale.
Ai vlerësoi kërkesat e artikuluara nga përfaqësuesit e qytetarëve gjatë këtyre ditëve, duke u shprehur se tregojnë një shkallë ndërgjegjësimi shumë të lartë.
“Ne mbështesim çdo protestë, dhe në të kanë marrë pjesë pa asnjë lloj kufizimi të gjithë ata që e kanë konsideruar kauzë të drejtë për të protestuar.
Sa i përket kërkesave, unë i pashë 5 kërkesat e përfaqësuesve, kjo është protesta e qytetarëve, është e vërteta e saj, e shoqërisë civile.
Kanë treguar një shkallë ndërgjegjësimi shumë të lartë, është brezi digjital, brezi i urtësisë së inteligjencës artificiale, brezi i informacionit të gjerë”, tha Berisha.Versus.al

