POLITIKË /

VIDEO/ Pjerin Ndreu vendos kamera në koshat e mbeturinave: Njerëz të shëmtuar, nuk do mbeteni pa u ndëshkuar!

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka bërë me dije se bashkia ka vendosur kamera pranë koshave të mbeturinave në disa zona të qytetit, me qëllim monitorimin e qytetarëve dhe bizneseve që ndotin mjedisin.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pjerin Ndreu vendos kamera në koshat e mbeturinave: Njerëz

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka bërë me dije se bashkia ka vendosur kamera pranë koshave të mbeturinave në disa zona të qytetit, me qëllim monitorimin e qytetarëve dhe bizneseve që ndotin mjedisin.

"Sot Bashkia Lezhe ka instaluar kamerat ne disa pika ne koshat e mbeturinave, sidomos ne Ishull Lezhe, ku situata e mbetjeve del shpesh jashte kotrollit!  Jane mbi 10 video makinash biznesi qe per turpin e tyre bejne nje masaker mjedisore tek shkolla Ishull Lezhe, varrezat Ishull Lezhe, ish-pularia etj.

Askush nuk do ngelet pa ndeshkuar nga keto njerez te shemtuar qe cenojne rende ligjin! Shikojeni poshte tek shkolla Ishull Lezhe! Nuk i hedh as ne kosh, por pertoke", shkruan Pjerin Ndreu, duke  publikuar pamje nga sjellja e papërgjegjshme jo vetëm të qytetarëve  por dhe të përfaqësuesit e bizneseve.

Në një tjetër video të  publikuar nga kryebashkaku shihet një përfaqësues biznesi që ndalon makinën pranë koshave të mbeturinave dhe, megjithëse ato janë bosh, i hedh mbeturinat përtokë nga bagazhi.

“Shikojeni këtë tip çfarë bën me mbeturinat! Koshat bosh, ai i hedh në tokë”, shkruan kryebashkiaku.

 

Pjerin Ndreu ka theksuar se asnjë qytetar apo biznes nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit, pasi institucionet përgjegjëse të Bashkisë së Lezhës do të marrin masa administrative ndaj çdo shkelësi që ndot mjedisin.

 

 
Gjithashtu bashkia e Lezhës ka nisur zbatimin e një rregulli të ri për menaxhimin e mbetjeve, duke përcaktuar orare të caktuara për hedhjen e tyre nga bizneset dhe qytetarët./Versus.al
Poll