Dy video nga parada ushtarake e Pavarësisë së Greqisë kanë shkaktuar reagime të forta në publik dhe politikë.
Në videon e parë, një repart i marinës ushtarake brohoriti slogane kundër Turqisë gjatë parakalimit në Athinë. Ata thirrën "Qipro është greke" dhe më pas përdorën sharje kundër Turqisë.
Kjo ka shkaktuar reagimin e forcave opozitare, të cilat e quajnë një veprim të papranueshëm. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar nisjen e një hetimi të brendshëm për këtë ngjarje.
Ndërkohë, videoja e dytë tregon një moment prekës në Selanik, ku studentët e Shkollës Ushtarake të Korpusit të Oficerëve nderuan shqiptaren Klaudia Lata, një nga 57 viktimat e aksidentit tragjik në Tempi në 2023. Ata thirrën emrin e saj dhe recituan një këngë prekëse kushtuar kujtimit të saj.
"Η Κύπρος ειναι ελληνική", ο,τι δηλαδή φώναζαν οι πραξικοπηματίες του 1974 που χάρισαν τη μισή Κύπρο στην Τουρκία. "Γαμιέται η Τουρκία", μπροστά σε μικρά παιδιά που χειροκροτάνε. Εθνικιστικές εξαλλοσύνες και ανύπαρκτη πειθαρχία.
— Thanasis Kampagiannis (@TKampagiannis) March 25, 2025
Ό,τι ειναι λάθος σε αυτή τη χώρα.#25_Μαρτιου pic.twitter.com/4joJJDKKpI
Kjo video është shpërndarë gjerësisht në mediat greke dhe rrjetet sociale, duke prekur zemrat e shumë njerëzve./Versus.al/








