POLITIKË /

PD nis Foltoren para Kryeministrisë

Shkruar nga Versus

PD nis Foltoren para Kryeministrisë

Partia Demokratike ka nisur Foltoren para Kryeministrisë rreth orës 18:15, disa minuta me vonesë nga orari i caktuar.

Sali Berisha është takuar me mbështetësit e tij dhe deputetët e PD-së, që janë mbledhur para kryeministrisë në shenjë proteste. Demokratët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pasi e akuzojnë për korrupsion dhe abuzim me tenderat përmes AKSHI-t.

Foltorja Partisë Demokratike vjen pas Foltores në Korçë dhe protestës kombëtare. Deputetët dhe Sali Berisha do të mbajnë fjalime në të cilat do të kritikojnë dhe kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”./Versus.al

Poll