POLITIKË /

Protesta për ujin, reagon kryeministri Rama: Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar!

"Rama reagon për krizën e ujit në Vlorë: Pjesët hidraulike nga Stambolli sot për riparim! Kryeministri shpjegon defektin e tubacionit të vjetër dhe falënderon Flauers Shoshin. 'Syri i keq' pas viteve të mira!"

Shkruar nga Versus

Protesta për ujin, reagon kryeministri Rama: Vlonjatëve të mi u

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e qytetarëve të Vlorës, të cilët prej katër ditësh janë pa furnizim me ujë për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin kryesor.

Rama shpjegon se problemi është shkaktuar nga pjesë hidraulike të instaluara në vitet 2009-2010, jashtë standardeve, të cilat nuk kanë duruar presionin e ujit.​

Ai publikoi pamje nga transportimi i pajisjeve të reja hidraulike të nisura nga Stambolli, që pritet të mbërrijnë sot për riparimin përfundimtar.

“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e defektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës”, shkruan Rama.

Kryeministri falenderon punëtorët e ujësjellësit nën drejtimin e Flauers Shoshit dhe kërkon ndjesë nga vlonjatët: “Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën”

“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e defektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standardeve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, thuhet në reagimin e Edi Ramës.

Poll