POLITIKË /

VIDEO/ Rama vizitë në Spanjë, pritet nga mbreti Filipe IV

I pranishëm në ceremoni krah Ramës ishte edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Rama vizitë në Spanjë, pritet nga mbreti Filipe IV

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë ku është pritur nga mbreti Filipe IV. Kreu i qeverisë shpërndau një video nga momenti i ceremonisë së organizuar, në kuadër të dhënies së Çmimit Universal Spanjoll, çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Ashtu siç e njoftoi edhe Rama, në Tiranë do të mbahet “Kongresi Botëror i Ligjit 2027” që do të pasojë këtë ceremoni të mbajtur sot në Madrid të Spanjës.

Kongresi që do të mbahet pas dy vitesh në kryeqytetin e vendit, do të mbledhë bashkë jurist, gjyqtarë, avokatë dhe akademikë nga e gjithë bota. Për këtë aktivitet Këshilli i Ministrave miratoi më 29 janar fondin prej 150 milionë lekësh. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: