
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë Foltores në Elbasan është përballur me një moment të papritur.
Një simpatizant u ngrit nga karriget e Teatrit Skampa dhe shkoi ta takonte por truprojat ndërhynë menjëherë duke e tërhequr nga krahu, por pas kërkesës së Berishës e lejuan të përshëndeste kreun e PD-së. Ndërkohë elbasanlliu i puthi dorën Berishës.Kjo ngjarje u përcoll me batuta dhe të qeshura nga të dyja palët.
"Mirë se erdhe gjigandi i kombit tonë", i tha simpatizanti kryetarit të PD, ndërsa ky i fundit i tha "mirë se të gjeta" dhe i dha dorën.Pas këtij momenti të pranishmit nisën të duartrokisnin./Versus.al


