POLITIKË /

VIDEO/ “Urgjent policia çojeni në qeli”, Beqajn e lënë nervat, hyn brenda komisionit! Vokshi: Si guxon...

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Urgjent policia çojeni në qeli”, Beqajn e

Një incident ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në kryesinë e Kuvendit ku ende vijonte mbledhja maratonë në të cilën pritej dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj.

Ky i fundit, teksa priste jashtë ambienteve të komisionit, mori guximin të hyjë në sallë pa e kërkuar askush së bashku me avokatin e tij duke shprehur indinjatë për vonesën.

Kjo solli reagimin e menjëhershëm të kryetares së komisionit Albana Vokshi e cila u kërkoi efektivëve ta çonin me urgjencë në qeli ish-ministrin e arrestuar për abuzim me fondet e “SASPAC”.

“Policia urgjent të kthejë në qeli Ilir Beqajn, policia e burgjeve të njoftohet urgjent dhe ta çojë tani. E kanë liruar që në orën 12, e kanë mbajtur peng këta. Dhe guxon të hyjë në atë mënyrë në sallën e mbledhjeve të komisionit.  Urgjent sekretaria, mos më rrini. A mund ta njoftoni shpejt policinë”- u shpreh Vokshi ndër të tjera.

Mesnata ishte afati i fundit i komisionit, ndërsa sot duhet që të dilet me një raport për punën e arritur me pyetjen e dëshmitarëve dhe shqyrtimin e fakteve për gjetjen e shkeljeve në koncesionet e dhëna në Shëndetësi për “Sterilizimin” dhe “Check Up”-in. Versus.al

Poll