POLITIKË /

Viktor Agolli zbulon pengun e Fatos Nanos: Njeriu që nuk u hakmor kurrë

Ish-truproja i ish-kryeministrit: Nano do mbahet mend për parimet dhe tolerancën, por një peng e la peng për politikën shqiptare

Shkruar nga Versus

Viktor Agolli zbulon pengun e Fatos Nanos: Njeriu që nuk u hakmor

Në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, Viktor Agolli, ish-truproja dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, foli para gazetarëve ku theksoi një nga pengjet e mëdha të jetës politike të Nano-s.

“Fatos Nano ishte një njeri që kurrë nuk u hakmor, edhe kur politika ndaj tij ishte e padrejtë. Ai do mbahet mend nga njerëzit e thjeshtë për atë që bëri: ndoqi parimet e veta për një Shqipëri të demokratizuar dhe tolerante. Por një peng i madh i mbeti – që nuk e kthyen më kurrë në politikë, një mundësi që partia e majtë nuk e përballoi, edhe pse kishte mbështetje ndërkombëtare. Kishte miq si Bill Clinton dhe shumë të tjerë. Ishte burrë shteti”, tha Agolli.

Ai shtoi edhe anën më të ndërlikuar të pengut: “Normal, presidenti. Duket qartë kush nuk e lejoi: PD-ja dhe pjesë e majtë nuk donin që Fatos Nano të ishte president”.

Agolli përmendi me respekt integritetin e Nano-s, si njeriun që respektoi gjithmonë parimet e tij, duke lënë një trashëgimi të fuqishme politike dhe morale, por edhe një peng që nuk u realizua.

Poll