POLITIKË /

Von der Leyen nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa më pas dy liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, i ndjekur nga një takim bilateral mes delegacioneve respektive.

Shkruar nga Versus
Von der Leyen nesër në Tiranë, zbardhet agjenda
Foto arkiv

Kryeministri Edi Rama do të presë nesër në Tiranë Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një vizitë zyrtare që pritet të fokusohet tek procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa më pas dy liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, i ndjekur nga një takim bilateral mes delegacioneve respektive.

Në përfundim të takimeve, është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp, ku Rama dhe von der Leyen do të ndajnë detaje mbi diskutimet dhe perspektivat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe BE-së.

Vizita e Presidentes së Komisionit Europian në Tiranë është pjesë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor, që synon të riafirmojë mbështetjen e Bashkimit Europian për procesin e zgjerimit dhe për të promovuar “Planin e Rritjes” prej 6 miliardë eurosh të BE-së për rajonin, që mbulon periudhën 2024–2027.

Poll