Pavarësisht se ende nuk ka një reagim zyrtar nga ambasada e SHBA apo ndonjë deklaratë nga e ngarkuara me punë në Tiranë, Nancy VanHon, në rrjetet sociale së fundmi është “thyer” heshtja.
Nëpërmjet një statusi në facebook-un zyrtar të ambasadës, shkruhet:
“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”.
Nëpërmjet këtij statusi, ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të shprehin pa frikë vullnetin e tyre me votë dhe të mos lënë të tjerët të flasin për ta. Versus.al








