POLITIKË /

Vrasja e 4 protestuesve më 21 janar/ Balluku, Spiropali dhe ministrat homazhe në bulevard

Ndryshe nga përvjetorët e mëparshëm, këtë herë kryesocialisti Edi Rama nuk ishte i pranishëm në homazhe për shkak se ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Shkruar nga Versus

Vrasja e 4 protestuesve më 21 janar/ Balluku, Spiropali dhe ministrat

Ashtu si në përvjetoret e tjera edhe në këtë sot kur shënohet 14 vite nga vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011, zyrtarë të PS dhe familjarë të viktimave kanë vendosur karafila të kuq në vendin ku ndodhën vrasjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të pranishëm në ceremoninë e vendosjes së luleve, ishin kryeparlamentarja Elisa Spiropali, zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrat Ulsi Manja dhe Taulant Balla si dhe deputetë të PS.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm për shkak se ndodhet në forumin ekonomik të Davosit në Zvicër, por më herët reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘facebook’. Versus.al

 

Poll