POLITIKË /

Zgjatet afati për investimet strategjike, PS propozon edhe zgjerimin e sektorëve ku mund të investohet

Propozimi për zgjatjen e afateve të ligjit deri në fund të 2026-ës, vjen pavarësisht kritikave nga BE që e cilësoi ligjin si problematik sa i takon statuseve të shpërndara në mënyrë preferenciale.

Shkruar nga Versus

Zgjatet afati për investimet strategjike, PS propozon edhe zgjerimin e

Qeveria ka vendosur të shtyjë afatin për ligjin e investimeve strategjike. Projektligji është dorëzuar në Kuvend dhe parashikon që ky afat të shtyhet deri në 31 dhjetor të vitit 2026, nga fundi i këtij viti që ishte limiti.

Sipas arsyetimit të dhënë vendimi për zgjatjen e afatit është marrë për shkak të interesit të subjekteve për këtë paketë ligjore. Në projektligj gjithashtu propozohet zgjerimi i sektorëve ku do të lejohen investimet strategjike me kusht që vlera e investimit të jetë 50 milionë euro apo më shumë.

Që prej hyrjes në fuqi të  ligjit të investimeve strategjike  e deri më tani janë trajtuar 108 projekte, prej të cilave: 48 kanë përfituar status strategjik, 30 projekte janë refuzuar dhe 31 projekte janë në fazë vlerësimi.

Ky është një ligj që ka ngjallur shumë debate mes qeverisë dhe opozitës pasi kjo e fundit pretendon se statusi i “investitorit strategjik” po u jepet personave që kanë lidhje me eksponentë të PS. Si në rastin e biznesmenit Artan Gaçi, bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka i cili e mori statusin e investitorit strategjik gjatë kohës që Xhaçka ishte ministre. Vetë Bashkimi Europian ka bërë thirrje për rishikimin e ligjit të investitorëve strategjikë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: