Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka humbur kohë pas lirimit nga arresti shtëpiak dhe ka nisur përgatitjet për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 2025-ës. Sot është publikuar lista me 36 emrat e ekipit të demokratëve që do të angazhohen në qarkun e Tiranës për të arritur një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet e ardhshme.
Ajo çfarë bie në sy në listën me 36 emra që do të drejtohet nga Belind Këlliçi, është emri i deputetes Jorida Tabaku e cila që pas përçarjes së PD ka mbajtur një distancë “të baraslarguar” nga kampet e krijuara brenda partisë, duke mos e lënë të qartë nëse do të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme. Por mesa duket përfshirja e saj në grupin e punës, lë të kuptohet se Tabaku do të jetë kandidate në listat e PD për deputetë në Tiranë.
Në listë janë gjithashtu deputetët Albana Vokshi, Asllan Dogjani, Dhurata Ccupi, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, ish kryetarët e KQZ-së, Arben Ristani dhe Cclirim Gjata, politikanë demokratë të Tiranës, Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali si dhe djemtë e dy ish ministrave të rëndësishëm të PD-së, Andi Mustafaj, djali i Besnik Mustafajt dhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit.
Lista e plotë:
Adriana Tolka
Adriana Kalaja
Aida Shehu
Akil Kraja
Albana Vokshi
Amarda Zeqiri
Andi Mustafaj
Arben Ristani
Asllan Dogjani
Avenir Peka
Çlirim Gjata
Dhurata Çupi
Dorian Teliti
Edi Paloka
Edith Harxhi
Enkelejda Sallaku
Erges Eskiu
Ethem Aga
Faslli Goga
Fation Bathorja
Fjoralba Dizdari
Glauk Olldashi
Grigels Muçollari
Ibrahim Morina
Ilda Zhulali
Ilir Alimehmeti
Indrit Hoxha
Ines Nuria
Jonathan Pano
Jorida Tabaku
Keltis Kruja
Klevis Balliu
Lili Sulaj
Lisandër Hoxha
Mimoza Hajdarmatai
Myslym Murrizi/ Versus.al








