
Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë sot fondin për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në total nga buxheti, do të alokohen 1.3 milionë euro në dispozicion të partive politike.
Si subjekti me më së shumti vota, PS do të marrë pjesën më të madhe të fondit, e ndjekur nga PD dhe partitë e tjera me më së shumti vota në zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Shumat që do t’u shpërndahen partive politike:
. Partia Demokratike (PD) 44.818.545
2.Partia Republikane (PR) 2.689.112,70
3.Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 896.370,90
4.Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 65.291.390
5.Partia e Lirisë (PL) 9.140.730
6.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (P.D.I.U) 1.792.735
7. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 896.370,90
8. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) 896.370,90
9.Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 896.370,90
10. Partia Socialdemokrate (PSD) 3.015.375
11. Partia Nisma Thurje (NISMA) 868.445
TOTALI 131.201.816
Fondet janë ndarë në bazë të përfaqësimit parlamentar nga këto parti politike. Ditë më parë, KQZ publikoi edhe renditjen që do të kenë partitë politike në fletën e votimit të 11 majit, e cila do të ketë përmasa gjigande për shkak të kandidatëve për deputetë në lista të hapura për secilën parti. Versus.al







