
Aktorja e njohur Luiza Xhuvani pas një shkëputje të gjatë, është rikthyer dhe njëherë në skenën politike.
Ish-deputetja është shfaqur në krah të kandidatit të Partisë Socialiste, Vasil Llajo i cili kandidon për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Sarandës.
Deri në vitin 2014 aktorja ishte deputete e kësaj zone, për tu tërhequr më pas nga politika pas një ngjarje të rëndë që përfshiu familjen e saj.
Djali i saj Kostandin Xhuvani u dënua me 35 vite burg për masakrën e katërfishtë të ndodhur në shkurt të 2014 në Tiranë./Versus.al







