POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të qarqeve

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të qarqeve.

Mësohet se mbledhja po zhvillohet në kuadër të organizimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ditë më parë kryeministri mori pjesë në kongresin rinor të PS ku bëri thirrje ndaj diasporës që të votojë për të çuar Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe jo për ta kthyer mbrapa.

Përqendrimi i diskutimeve ka qenë tek vota e diasporës. Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë të qarqeve më shumë angazhim për të siguruar sa më shumë vota nga emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Ndryshimi më i fundit sa i takon drejtuesve politikë të qarqeve ishte ai i lëvizjes së Erion Braçes nga Divjaka tek një njësi e Tiranës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: