POLITIKË /

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, dështon mbledhja KQZ, shkak mungesa e përfaqësuesve të PD

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, dështon mbledhja KQZ, shkak mungesa

Sot në Komisionin Rregullator të KQZ ka dështuar mbledhja për shkak të mungesës së anëtarëve të pranishëm pasi dy përfaqësuesit e PD nuk morën pjesë.

Kryetarja e komisionit tha se dy përfaqësuesit e PD-së kërkuan shtyrjen për ditën e hënë në orën 17:00. Sipas saj, ata kërkuan shtyrjen për dy arsye; për shkak të situatës ligjore dhe sepse kërkojnë më tepër kohë të studiojnë 4 projekt-aktet.

Rendi i përcaktuar për ditën e sotme në mbledhjen që dështoi:

1.  Projektvendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.

2.  Projektvendim “Për miratimin e specifikimeve teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.

3.  Projektvendim “Për përdorimin e pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.

4.  Projektvendim “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendet e Numërimit të Votave në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”. Versus.al

Poll