Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 18:00 në selinë qëndrore për të diskutuar emrat e kandidatëve për bashkitë ku do të ketë zgjedhje të parakohshme si pasojë e dorëheqjes së kryebashkiakëve të mëparshëm.
Burime bëjnë me dije se në Berat, socialistët do të kandidojnë si kryebashkiak, kryetarin e komanduar Ervin Ceca për të pasuar Ervin Demon i cili mori postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Në Cërrik, raportohet se PS do të kandidojë me Florenc Dokën i cili aktualisht është kryetar i komanduar pasi paraardhësi i tij Andis Salla u emërua ministër Bujqësie. Versus.al







