Partia Socialiste në Mat ka shpallur Altin Bojnin si kandidat për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen më 9 nëntor.
Ndërkohë që opozita ende nuk ka nxjerrë asnjë prej kandidatëve që pritet të garojnë në zgjedhjet e pjesshme, gjatë mbledhjes që u zhvillua këtë të premte, drejtuesi i PS në Mat, Hasan Pasha e prezantoi Bojnin si kandidat duke renditur edhe arritjet e tij gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas tyre, ekziston mundësia për të patur një rezultat më të thellë zgjedhor më 9 nëntor. Më herët këtë post e ka mbajtur Agron Malaj i cili u dorëhoq për t'u zgjedhur deputet i PS. Versus.al







