
Një ditë pasi partitë politike kryesore publikuan listat e kandidatëve për deputetë, zhgënjimi i ligjvënësve të tyre aktualë, duket se u reflektua menjëherë në Kuvend.
Së seancën e sotme ku diskutohet projektligji për Paketën e Maleve dhe “Safe City”, salla e Kuvendit shihet pothuajse e boshatisur, madje edhe nga ministrat e qeverisë. Prej tyre, vetëm Petrit Malaj i financave mbajti fjalën dhe më pas ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla.
Në sallë nuk ishte as kryedemokrati Sali Berisha apo figurat kryesore të PD. Mes deputetëve të paktë që morën fjalën, ishte edhe Dashnor Sula i cili nuk hezitoi të hidhte akuza për bashkëpunim mes Berishës dhe Ramës.
Zhgënjimi nuk fshihet as në radhët e PS pasi 24 prej deputetëve aktualë u lanë jashtë listave të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Versus.al







