
Sali Berisha nuk i ka kursyer lavdet për anëtarin e Partisë Demokratike në Korçë, Ilir Vrenozin, i cili është gjithashtu personazh i njohur në rrjetet sociale.
Teksa e krahasoi me betejën e përmendur në Bibël mes Davidit dhe Golias, Berisha tha se me refuzimin që Vrenozi i bëri ftesës së kryeministrit, e dërrmoi këtë të fundit.
“Basha u vu në funksion njëlloj si brava me çelësin, kurse Ilir Vrenozi ishte epik. Ai zhvilloi një betejë si Davidi me Golian. E kllaposi Ramën. E dërrmoi. Mos e pyet. Nuk ka marrë kush përgjigje publike më të trishtë, po të them të vërtetën më poshtëruese. Se shkon me atë mentalitetin anadollak se do e blej atë. Kur kam blerë ata, do e blej edhe këtë unë.
Ai dha një përgjigje.... po kujt t’i japësh se duhet të kesh turp që të turpërohesh. Ky nuk ka turp. Megjithatë Vrenozi është stari i kësaj fushate sepse Vrenozi përfaqëson qytetarin me hallet e tij, por që nuk shitet. Imagjino ti se çfarë oferte do i bënte Rama atij sikur t’i shkonte në podcastin e tij. Kështu që Vrenozi është stari i kësaj fushate. E përgëzova në Korçë, e përgëzoj prapë. Por Ramën e poshtëroj, për aq sa e ndjen Rama poshtërimin”- u shpreh Berisha.
Ditë më parë Vrenozi shprehu në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama e kishte telefonuar për ta ftuar për kafe, por nuk kishte pranuar. Gjithashtu Rama e ftoi publikisht në podcasting e tij, ftesë të cilën Vrenozi sërish e refuzoi. Versus.al








